Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana mikpret Forumin Ndërkombëtar të Arkitektëve dhe Inxhinierëve

schedule15:47 - 28 Shkurt, 2019

schedule 15:47 - 28 Shkurt, 2019

Tirana mikpret për herë të parë Forumin Ndërkombëtar të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi projektet për kryeqytetin shqiptar ndërkohë që tha se diskutimet për to janë të shëndetshme.

Për herë të parë Forumi Ndërkombëtar i Arkitektëve dhe Inxhinierëve u mblodh ne Tirane ku kryebashkiaku Erion Veliaj  prezantoi investimet  e kryera ne kryeqytet katër vitet e fundit dhe projektet e ardhshme.

 “Tirana e Re në vitet e ardhshme do të jetë në anën tjetër, atje ku ndodhet Bulevardi i Ri. Kemi bërë sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, dy projekte që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Por, pyetja është: Cila është sfida më e vështirë arkitekturore? Për mua, nuk është infrastruktura masive, por 10 centimetrat në kokën tonë. Kjo është hapësira më e vështirë, që duhet të ndryshojmë. Shumë prej nesh e mendojnë transformimin vetëm në termat e elementëve të hapësirës fizike, ndërkohë që duhet të ndryshohet mentaliteti”.

Veliaj e cilësoi të shëndetshme diskutimet mbi projektet transformuese të realizuara apo të nisura në kryeqytet.

“Është e shëndetshme të kesh një debat për propozimin e Bjarke Ingels për teatrin. Është e shëndetshme të kesh një debat për projektin thuajse të përfunduar të Casamontit për Stadiumin. Është e shëndetshme të kesh një debat për Pyllin Orbital të Stefano Boerit, për të parë se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara”

“Share architects” është një forum ndërkombëtar që mbledh arkitektët dhe inxhinierët më të njohur në diskutimet, projektet dhe idetë më të fundit në këtë fushë. Ky forum do të ketë këtë vit 11 takime në mbarë Europën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!