Tirana mikëpret Samitin 17+1

schedule14:20 - 7 Maj, 2019

schedule 14:20 - 7 Maj, 2019

Shumë shpejt autobusët elektrik do te qarkullojnë në rrugët e Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e bëri të ditur pasi vizitoi një fabrikë të prodhimit të tyre në Kinë. Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare gjatë të cilës mësoi se kryeqyteti është përzgjedhur për të zhvilluar Samitin 17+1 të kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore.

Tirana do të mikpresë në vjeshtë Samitin 17 + 1, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e beri te ditur gjatë vizitës zyrtare në Kinë, ku u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Pekinit.

“Kishim 24 orë intensive në Pekin, ku tashmë Tirana, Shqipëria, është përzgjedhur si vendi mikpritës për të gjitha vendet në procesin e bashkëpunimit me Kinën, ose siç quhet ndryshe Kina +17, me shtimin e Greqisë. Më vjen mirë që në tetor, 17 kryetarët e kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore do të vijnë në Tiranë për të vijuar këtë bashkëpunim me Kinën. Jam shumë i lumtur që në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pekinit, kryeqytetit më të madh sot në botë, vendosim disa pika për organizimin e këtij samiti të madh për Tiranën, që sigurisht është një privilegj”.

Gjate vizitës në Republikën Popullore të Kinës, kryebashkiaku Veliaj vizitoi disa nga fabrikat dhe nga koncensionarët e transportit publik elektrik. Veliaj  u shpreh se Tirana së shpejti autobusët elektrikë do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

Jam po ashtu shumë entuziast për mënyrën se si Kina po udhëheq disa nga inovacionet më të reja, kur vjen puna tek transporti publik. Ashtu siç kemi bërë me taksitë, ku një pjesë e madhe e flotës tashmë ka kaluar në elektrike, ashtu do të fillojmë të bëjmë edhe me autobusët. Disa autobusë i kemi porositur, të tjerë jemi në proces porositje”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës pati edhe një takim të veçantë me studentë dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Kinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!