Mbi 110 milion euro është vlera e projektit “Transport i Gjelbër në Tiranë” që synon të përmirësojë transportin publik në kryeqytet.
Qeveria gjermane është bashkëfinancuese me një fond prej 50 milion eurosh për këtë projekt i cili parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë duke përdorur autobusë elektrikë në tre linja transporti unaza, tirana e re dhe kombinat-kinostudio.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi duke folur në Kuvend tha se kjo kredi është e rëndëishme për të modernizuar transportin në kryeqytet
Por deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që të bëhet kujdes në menazhimin e fondeve që meren nga donatorët.
Përfundimi i këtij projekti parashikohet të ulë ndjeshëm ndotjen në mjedis si dhe reduktimin e emetimeve të CO2.
Bashkëfinancues të këtij projekti me vlere totale 110 milion euro përtej KFW-së do të jenë edhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor me një grant prej 31.2 milionë Eurosh si dhe Bashkia e Tiranës që do të investojë 29.17 milionë Euro./abcnews.al