Tirana/ Leka: Duhet një figurë bashkuese. Minxhozi: Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë

schedule20:37 - 26 Maj, 2025

schedule 20:37 - 26 Maj, 2025

Analisti Martin Leka thotë në emisionin “Real Story” në ABC News, se për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, si për mazhorancën dhe për opozitën, kandidatura duhet të jetë një figurë bashkuese.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kryeministri Edi Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë.

Martin Leka: Nuk mendoj që në PD, ndoshta i vetmi deputet, ose kandidat që nuk duhet në atë parti, ose që nuk i duhet Sali Berishës, është Myslim Murrizi. Ka thënë disa të vërteta për atë parti. Nuk e mendoj se do bëhet deputet zoti Murrizi. Nga pikëpamja analitike, matematikore, keni të drejt. Por nga ana cilësore dhe politike, avantazhohet mazhoranca. Ne kemi kohë që themi, nuk fiton Edi Rama, por humbet Sali Berisha.

Skënder Minxhozi: Alimehmeti me gjithë dashamirësinë, nuk e shikoj. I Tiranës duhet të jetë i bërë gati, jo të formohen gjatë rrugës. Alimehmeti është 1 ndër 140 deputetët e parlamentit, është i shkëlqyer. Rama do mendohet shumë mirë, para se të vendosë një emër. Tirana ka vuajtur faktorin Veliaj, largimin që në shkurt dhe njeriu që do merrte në dorë, do ishte aty dhe do ishte shumë më mirë për socialistët po të ishte në fushatë. Rama do mendohet shumë gjatë tek emri që do vendosë për Tiiranën. Rama duhet ta shohë me shumë kujdes Tiranën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!