Tirana-Kukësi do të jetë ndeshja që do të hapë javën e 12-të të Superligës. Të dyja skuadrat janë në krizë rezultati, ndaj do të kërkojnë vetëm fitoren.
Për shumë gjëra është i qetë, por jo për kryesoren. Tirana po luan mirë futboll, sidomos në sulm, por po pëson gola dhe trajneri i saj, Ardian Mema, e di se kjo gjë i bën të gjitha të pavlefshme, ndaj duhet të ndryshojë që në sfidën ndaj Kukësit.
Bardheblutë u mposhtën 1-2 në Shijak nga Teuta, ndonëse dominuan lojën, dhe Mema tregon se çfarë analize bëri me lojtarët e tij pas kësaj ndeshjeje. Tirana pritet të ketë mungesa. Greca është në dyshim, Turtulli ka probleme fizike, ashtu si Kërçiku, Blazhevski e Oduamadi. Gjithsesi, Mema mbetet me besim.
Tek Kukësi, nuk doli në konferencë trajneri Cungu, por ndihmësi i tij, Hallaçi. Objektiv i sezonit është titulli, por Skënderbeu e Partizani janë shkëputur./abcnews.al