Tirana kujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga nazistët

schedule09:53 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 17 Nëntor, 2020

17 Nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Në atë  ditë, trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpër gjatë së cilës, banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së. Për forcat partizane nuk mungoi edhe mbështetje nga ajri, nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit.

Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike, me të ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste ishin tërhequr nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!