Tirana ka shtypur rivalët? Debat dhe mendime të ndryshme në Pressing

schedule23:26 - 11 Qershor, 2020

schedule 23:26 - 11 Qershor, 2020

Debat në emisionin “Pressing” në ABC News. Nevil Dede u shpreh se Tirana i ka shtypur rivalët, gjë për të cilën ka një mendim ndryshe Rrahman Hallaçi, zv trajneri i Kukësit.

Nuk mendoj se i ka shtypur skuadrat Tirana. Ka luajtur mirë, por kë ka shtypur? Nuk mund të them që skuadra e Kukësit nuk ka bërë mirë. Kanë ikur disa pikë në fund, po na kthehet fati në fundin e kampionatit. Fituam 1-3 në “Selman Stërmasi”, ishte një ndeshje e dobët e Tiranës.

Nuk mund të themi që Tirana i ka shtypur kundërshtarët. Ka vlerat e saj, por ka pasur edhe fatin me vete“, deklaron Hallaçi, teksa përfshihet edhe Agim Canaj në bisedë, duke u ndalur te Tirana dhe Kukësi.

Kukësi duhet të studiojë gabimet e veta, që të arrijë të kapë Tiranën. Nëse do mendojë se do të gabojë Tirana, edhe vetë Kukësi do të gabojë. Gabimet janë të limituara. Në këto momente, bardheblutë janë skuadra më në formë.

Kukësit nuk ia pati njeri fajin. Ata kanë një skuadër shumë cilësore. Janë elitarë prej shumë vitesh. Sivjet ishin gabimet e saj, sidomos në momentet e fundit. Tirana ka 13 ndeshje që nuk çedon. Është aspekt i mirë psikologjik, nuk ndryshon lojën edhe kur pëson gol”, deklaron Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!