Refik Halili, presidenti i Tiranës, pas ndeshjes derbi që bardheblutë e humbën me Partizanin, foli për mediat dhe “dribloi” mirë. I ngacmuar nëse tashmë Tirana e tij është jashtë garës për titull, ai devijoi dhe kërkoi edhe pak kohë.
“Unë do t’i shmangem kësaj pyetje, ose më mirë të them që kampionati vazhdon dhe është i gjatë. Po të diskutoj se çfarë mendoj unë, më gjatë se kaq… Jam i shqetësuar për këtë humbje.
Skuadra ishte e plotë, edhe pse Cale, Torassa e Cale vinin nga dëmtime dhe kishin bërë pak seanca së fundmi. Jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët. Shpresoj të vazhdojmë dhe t’i japim përgjigje pyetjes tuaj në fund të kësaj faze”.
I pyetur pastaj nëse largimi i Muçit ua ka dobësuar forcën sulmuese, Halili sërish devijoi: “Kemi bërë tre fitore, skuadra është e mbledhur sepse e ka gjithë kontingjentin. Në ditët në vazhdim do jenë edhe më mirë, pasi kanë pasur disa dëmtime. Shpresojmë të ecim përpara”. /abcnews.al