Tirana i “falet” Nikqit e Latifit, talenti i sulmit dërgon çerekfinalen në kohën shtesë

schedule15:36 - 6 Mars, 2024

schedule 15:36 - 6 Mars, 2024

Gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje, të Teutës, mirëpo “Bardheblutë” e Tiranës janë zgjuar në “frymën e fundit” të sfidës, duke arritur të shënojnë golin, që dërgon çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, në kohën shtesë.

Një sulm i “rrufeshëm” i “Bardhebluve” niset nga “fantazisti” i repartit ofensiv, Dijar Nikqi, i cili fillimisht godet portën e “Djemve të Detit”, mirëpo goditja e këtij të fundit devijohet nga portieri kundërshtar, duke përfunduar në këmbët e Liridon Latifit, i cili e dërgon me një parabolë sferën në rrjetë.

Falë golit të Latifit, sfida e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës e Teutës shkon në kohën shtesë, teksa do të duhen plot 30 minuta për të mësuar ekipin e tretë që do të kalojë në gjysmëfinalen e turneut. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!