Tirana, fitore e dobët…/ Lami: PS, e favorizuar nëse mbahen zgjedhjet vendore. Bashkimi i opozitës, i vështirë

schedule20:26 - 26 Maj, 2025

schedule 20:26 - 26 Maj, 2025

Analisti Roland Lami tha për ‘Real Story’ se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme për bashkinë, PS ka në favor disa komponentë. Më tej, Lami komentoi opozitën duke thënë se do të jetë e vështirë që të ketë një figurë për të bashkuar subjektet e djathta pasi interesat janë të mëdha.

“PS ka në favor disa komponentë. Flasim për një periudhë të shkurtër nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, koha që hamendësohet për zgjedhje të parakohshme i jep mundësi më shumë atyre që kanë fituar zgjedhjet të vazhdojnë revanshin.

Lideri i PD, vazhdon ende të mbajë pozicionin e tij. Sot, i njëjti person që është në drejtim ka akoma më të fortë koston për elementë të rinj që janë shtuar si psh non grata dhe rikthimi ishte projekt individual. Ju hidhni idenë e një figure që bashkon të djathtë, por është e vështirë të bashkosh subjektet politike ku brenda tyre ka shumë interesa. Në zgjedhje lokale funksionon 50 plus një, partia me më shumë vota merr avantazh. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!