Tirana ka nisur ditën e sotme fazën përgatitore. Sfidat evropiane janë afër, kampionët e Shqipërisë do të luajnë pas 11 viteve në Champions League dhe janë zhvendosur në Pogradec.
Kontingjenti i Emmanuel Egbo ka pësuar disa ndryshime. Michael Ngoo ndodhet në Londër dhe akordi për rinovimin e kontratës po vonon. Tirana është ndarë edhe me kapitenin. Drejtuesit nuk i kanë dhuruar një kontratë të re dhe Erando Karabeci largohet pas 10 viteve nga Tirana.
Jashtë ekipit kanë mbetur edhe dy lojtarë të tjerë: Edon Hasani dhe Tefik Osmani, të cilët nuk kanë udhëtuar bashkë me shokët e skuadrës drejt qytetit juglindor.
Mesfushori ofensiv dhe mbrojtësi, përfituan pak minuta sezonin e fundit dhe, me shumë mundësi, bashkëpunimi i tyre me kubin kryeqytetas është mbyllur përfundimisht. /abcnews.al