Tirana nuk pret që ta ketë të lehtë ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e radhës në Superligë, edhe pse luan në fushën e vet. Trajneri Ardian Mema kërkon që lojtarët të mos vihen nën presion
Nuk e ka zakon të premtojë malet, por as nuk ka sesi e bën.
Tirana është ende jo 100 për qind e sigurt në rrugën e saj, dhe trajneri Ardian Mema, me të drejtë foli me shumë kujdes përpara sfidës me Luftëtarin në “Selman Stërmasi”.
Një duel direkt për mbijetesën në Superligë. Mema sqaron se përse ende duhet të punojë shumë me lojtarët në aspektin psikologjik.
Një nga çështjet më të vështira tek Tirana ka qenë ajo e tifozëve, shpesh në konflikt me presidentin Halili. Tirana është e 7-ta në Superligë me 24 pikë, vetëm tri pikë mbi Luftëtarin./abcnews.al