Tirana dhe Fieri pagën më të lartë mesatare, Shkodra dhe Lezha më të ultën

schedule13:49 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:49 - 25 Nëntor, 2019

Tirana renditet e para sa i përket nivelit të pagave për punonjësit, ndërsa Shkodra e fundit. Instituti i Statistikave ka përllogaritur nivelin e pagës mesatare në rang vendi dhe ka dalë në këtë përfundim.

Tirana, Fieri dhe Kukësi janë tre qarqet që ofrojnë pagën më të lartë mesatare në Shqipëri, ndërsa Shkodra, Lezha dhe Berati më të ultën.

Paga mesatare mujore në vitin që lamë pas sipas Institutit të Statistikave është 50 mijë e 589 lekë.

Kryeqyteti e tejkalon dhe arrin në nivelin e 57 mijë e 533 lekë, ndërsa në Shkodër që është dhe qarku i fundit në renditje paga bie në rreth 39 mijë lekë.

Në këtë hartë të pagave publikuar nga Instituti i Statistikave bie ne sy se qarqet të cilat kanë të zhvilluar punësimin në sektorin e industrisë nxjerrëse  pagesat afrojnë me mesataren kombëtare. Në qytetet ku punësimi orientohet drejt industrisë fasone ato janë më të ulëta.

Megjithatë paga mesatare mujore  nga viti 2017 në vitin 2018, në analizën e Institutit të Statistikave shfaq tendencë rritje me 3.3%.

Rritja më e madhe është në Durrës, ndërsa më e vogla në Kukës.

Ndryshimi më i madh vihet re në sektorët që kanë të bëjnë me artet, argëtimin dhe çlodhjen e pas tyre tek ata që ushtrojnë aktivitet në pasuritë e paluajtshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!