Tirana ka shënuar 3 gola të shpejtë në “Air Albania” përballë Laçit. Në minutën e 5 do të ishte Redon Xhixha ai që do të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, ndërsa në kampin e bardhebluve ishte i vetmi që nuk festoi avantazhin përballë kurbinasve.
Goli i dytë do të vinte nga Filip Najdovski 19’, i cili ndëshkoi për herë të dytë bardhezinjtë e Mirel Josës.
“Çmontohet” Laçi, pasi Taulant Seferi arrin të shënojë edhe golin e tretë për Tiranën në vetëm 28 minuta lojë. /f.a/abcnews.al