Tirana me Emanuel Egbo është super. Tre fitore radhazi, një në derbi dhe sot në një transfertë të vështirë me Laçin. Heroi i takimit ishte Ernest Muçi, autor i dy golave që theu kurbinasit. Një ndeshje e luajtur në kushte mjaft të rënduara të terrenit, që pengoi të dy ekipet.
Kurbinasit shënuan të parët me anë të mbrojtësit Ignjatovic. Vetëm dy minuta zgjati epërsia dhe Muçi gjeti të papërgatitur portierin Stajila dhe vendosi baraspeshën. Me fat Tirana në pjesën e parë, kur Nëabueze u ndal nga traversa dhe ekipet lanë në fuqi rezultatin 1-1 në fund të 45 minutave të para.
Loja vijoi të ishte e fortë edhe në pjesën e dytë dhe u vendos nga Muçi, i cili pas një pasimi të Cale shtangu skuadrën vendase. Në shtesë Ignjatovic iu afrua golit të barazimit me një gjuajtje me kokë. Gjithsesi nuk pati më kohë dhe Tirana fitoi.
Formacioni i Laçit: Stajila, Domgjoni, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja (Trokthi 61′), Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torassa (Karabeci 90′), Cobbinah (Kërçiku 46′), Cale, Muçi (Beshiraj 84′). Trajner: Emanuel Egbo
Kartonë të verdhë: Turkaj 12′, Xhixha 35′, Shehu 45′ / Doka 37′, Cale 38′, Çelhaka 57′, Hoxhallari 91′
Bylisi bën detyrën në shtëpi me Luftëtarin. Ballshiotët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli të shënuar nga Saliou Guindo. Sulmuesi realizoi përmes një penallti në minutën e 35-të dhe deri në fund skuadra e tij e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve dhe duke e mbyllur në vendin e dytë pas 17 javësh kampionat.
Formacioni i Bylisit: Miraka, Ntephe, Janku, Goxha, Peposhi, , Hadroj (Ujka 20′), Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Celis (Qardaku 75′), Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Demo (Rapo 60′), Çela (Ahmetaj 70′), Kukaj, Dushkaj, Qato, Puci, Renja, Hyseni, Fili, Lika. Trajner: Dritan Kristidhi
Kartonë të verdhë: Janku 16′, Mëllugja 53′, Ujka 63′, Murataj 85′ / Demo 34′, Qato