Tirana barazon me Kastriotin në “Selman Stermasi”

schedule22:45 / 18/05/2019

Finalja e mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit përfundoi me rrjeta të paprekura. Bardheblutë ruajnë distancën me dy pikë nga krutanët.

Finalja e mbijetesës Tirana Kastrioti përfundoi me rrjeta të paprekura.  Sfida e zhvilluar në Selman Stermasi pa praninë  e tifozëve ishte tepër e luftuar nga të dyja ekipet por që nuk ia dolën të realizonin.  Barazimi i bën më tepër pune Tiranës që ruan diferencën me dy pikë me skuadrës së Kastriotit.

Kastripti rrezikon në minutën e 13 me Henrin i cili godet fort por Lika mban portën e paprekur. Reagon Tirana me imamin por topi ndalet në traverse.

Nq minutën e 27 miqtë pretendojnë për një 11 metërsh  pas rrëzimit të Taulant Markut por gjyqtari maqedonas vijon lojën. Tirana e nis mirë fraksionin e  dyte të lojës pasi i afrohet golit me Hasanin. Ngo pason saktë për shkodranin por topi ndalet në vijën fatale nga Husein i cili i mohon golin e sigurtë skuadrës së Tiranës. Loja zhvendoset në zonën e Tiranës ku fillimisht Kerciku e më pas Lika shpëtojnë Tiranën.  Të dyja ekipet e tentojnë golin me të gjitha mënyrat ndërkohe që në të 69 minutë Ngo edhe pse gjendet i pamarkuar në zonë nuk ia del të dërgojq topin në rrjetë.

Kastrioti kalon në avantazh në minutën e ‘75 por gjyqtari anulon për pozicion të parregullt. Takimi përfundon në barazim 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në dy javët e mbetura.

Pas ndeshjes trajneri i Tiranës Ardian Mema nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e lojtarëve ndërkohe që deklaroi se në futbollin shqiptar ka aleanca./ABC News 24/7

schedule22:45 / 18/05/2019