Tirana, Ahmataj: Ndodh në futboll, nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje

schedule16:44 - 27 Nëntor, 2023

schedule 16:44 - 27 Nëntor, 2023

Tirana nuk ia doli ndaj Erzenit , ku u mund në shifrat 1-0. Kjo humbje nuk shikohet si dramë nga trajneri Julian Ahmataj. Në intervistën që trajneri i Tiranës dha për “MCN” pas ndeshjes, mes të tjerash u shpreh:

“Ndodh në futboll, mungesë përqendrimi dhe në fund vendoset rezultati nga një episod. Provuam shumë, krijuam raste, por bëmë gabime në goditje dhe finalizim. Këto janë ata që duhet të ushtrohemi dhe të rregullohemi për të kapur maksimumin.

Pavarësisht rezultatit ekipi nuk çedoi. Rezultati na mërzit, por nuk është se kjo humbje vjen në moment deciziv të kampionatit. Ndodh që ke 10-15 mundësi, por nuk shënon, apo shënojmë dhe na anulohet. Duhet të punonim më shumë nga krahët dhe futshim në qendër.

Lojtarët duhet të kalonin në ndonjë aventurë, në situata një për një që të krijonin diçka. Kjo është një gjë që rikuperohet. E rëndësishme është që krijuam volum loje dhe raste për shënim. Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, thjesht një rezulutat. Dramë mund të quhet kur nuk ke ekuilibra dhe nuk krijon lojë. Erzeni nuk krijoj asnjë moment të dytë për të na ndëshkuar”, tha ai./h.ll/abcnews.al