Rruga ‘Myslym Shyri’ u kthye në qendrën e festimeve për 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, me muzikë, sport, kulinari dhe argëtim për fëmijët.
Festa për përvjetorin e 104 të Tiranës kryeqendër të jetës politike dhe shoqërore të shqiptarëve nisi në orën 10.00 të paradites për të vijuar më pas deri në mbrëmjen vonë të së shtunës.
Atmosferë të veçantë dhuruan ritmet muzikore me motive tradicionale të Tiranës.
“Jemi të emocionuar që parfumuam në këtë ditë. Ta gëzojë Tirana festën”, u shprehen valltarët.
Festimet në rrugën ‘Myslym Shyri’ u shijuan nga banorët e zonës dhe qytetarë të shumtë të Tiranës.
“Shumë bukur duken gjithçka”, u shpreh një qytetar.
Festës iu bashkua edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Sipas kryebashkiakut aktivitete të tilla që bëjnë bashkë të gjithë komunitetin i shërbejnë kryeqytetit.
Për mbarëvajtjen e festimeve për 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet policia e shtetit dhe ajo bashkiake hartuan një plan masash, duke bllokuar pjesërisht qarkullimin e automjeteve në rrugën “Myslym Shyri”.