Violinçelisti dhe pedagogu, Pjetër Guralumi, njëherazi dhe djali i muzikantit të njohur, Mateo Guralumi, ka rrëfyer pse zgjodhi të ndiqte rrugën e muzikës.
I ftuar në emisioni “Pas Mesnate”, ai ka zbuluar se në familjen e tij nuk ka munguar asnjëherë muzika, as te xhaxhallarët dhe hallat, të cilat kanë studiuar piano.
Guralumi tha se të gjithë kanë një lidhje me tingullin që në bark të nënës, por ai kishte fatin të dëgjonte muzikën klasike dhe më vonë zgjodhi të ishte një profesionist në këtë fushë.
“Tingulli i muzikës në shtëpinë Guralumi nuk ka munguar, qoftë dhe te xhaxhallarët, apo në shtëpinë tonë dhe hallat kanë studiuar piano dikur në kohërat shumë të lashta. Me muzikën janë marrë ndër vite. Pastaj, për mua afrimi me muzikën kaq qene krejt i natyrshëm, pastaj e zgjodha sepse ishte dhe dëshira ime që ta vazhdoja. Tingulli muzikor është një gjë që shumë persona mund të mendojnë pse muzika. Por dhe ai që nuk ka dëgjuar muzikën klasike, ka dëgjuar vetëm muzikën popullore, cilit do i ka kënduar mamaja, nëna, gjyshja dhe këta njerëz dhe në bark të nënës kanë dëgjuar një tingull qoftë popullor, qoftë klasik, mua më ka rënë rasti të dëgjojë më shumë muzikën klasike, por lidhja me muzikën, është një lidhje që gati e pashmangshme për këdo që dëgjon tingujt muzikor dhe për ata që kanë një lloj sensibiliteti më të avancuar, është lidhje që nuk shkëputet. Mund të vazhdojnë për të qene profesionist ose jo, por lidhja me muzikën është e pashmangshme”, tregoi ai./abcnews.al