“Tingujt e heshtur” prezanton koleksionin e instrumentave muzikor të arkivit etnografik

schedule15:49 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 15:49 - 7 Dhjetor, 2022

Shpluhëroset koleksioni i instrumentave muzikor të arkivit etnografik. Këto vegla muzikore janë shndërruar në tinguj të heshtur, pas kyçjes në arkiv. Etnomuzikologia Mikaela Minga na shpjegon se shumë prej tyre, nuk përdoren as në formacione muzikore , por ajo e vë theksin edhe te emergjenca e resturimit, si pasuri e trashëgimisë muzikore.

Ekspozimi i parë nis me instrumentet muzikor të Tiranës, të mbledhura në terren nga Instituti i Folklorit përgjatë shekullit të 20. Në kartela, nuk ka shumë të dhëna për përdoruesit dhe prodhimin e tyre, por studiuesit kanë arritur të identifikojnë violinën popullore të kompozitorit të shquar Muharrem Gurra, si dhe një çifteli të viteve 50.

Veçantia e këtyre veglave muzikore qëndron tek prodhimi artizanal, por disa janë edhe prodhime të rralla industriale.

Krahas ekspozimit të veglave muzikore, u shfaqen edhe disa regjistrime të realizuara në zonën e Tiranës me këto instrumenta, të cilët janë pjesë e arkivit audiovisual. Në këtë arkiv ruhen 300 instrumenta muzikor të përdorura në krahina të ndryshme të Shqipërisë.

/abcnews.al