Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Timoshenko pozitive për koronavirus, ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë

schedule18:18 - 23 Gusht, 2020

schedule 18:18 - 23 Gusht, 2020

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar pozitive me COVID-19, kështu njoftoi zëdhënësja e saj, raportojnë mediat e huaja.

Ajo është në gjendje të rëndë, ndërsa po ashtu burri dhe vajza e saj janë infektuar.

Timoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas, apo Verkhovna Rada, dhe drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.

Ajo bashkëdrejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010.

Timoshenko përfundoi si e dyta në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe 2014 të Ukrainës, dhe e treta në vitin 2019.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.987 raste të reja në Ukrainë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 104.958 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!