Timo Werner te Chelsea? CEO i RB Leipzig përgjigjet me “kode”

schedule11:19 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:19 - 7 Qershor, 2020

Oliver Mintzlaff, CEO i RB Leipzig, ka folur për Timo Werner. Bild në Gjermani e ka bërë të krye transferimin e sulmuesit te Chelsea, për shumën e 60 milion eurove. Deri më tani nuk ka ashja zyrtare dhe zyrtari i klubit gjerman thekson se nuk i ka kontaktuar askush për goleadorin e tyre.

“Ai nuk e ka aktivizuar klauzolën dhe ne nuk kemi pasur asnjë kontakt.  Gjëja më e rëndësishme ishte zgjatja e kontratës së tij, që ne bëmë verën e kaluar. Natyrisht ai ka një klauzolë që ia shtuam, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të bëjë hapin tjetër. Tani e ka ai në kontroll situatën, jo ne”, tha fillimisht Mintzlaff.

Më pas, për Sky Sports Deutschland, ai ka shtuar: “Deri tani nuk e ka aktivizuar klauzolën dhe nuk kemi pasur ndonjë kontakt për ndonjë transferim, përfshirë edhe Chelsea. Si pasoja ne nuk kemi pse të bëjmë ndonjë njoftim. Timo Werner është lojtar i RB Leipzig.

Ai thjesht na ka njoftuar disa javë më parë se po punonte për një transferim. Deri më tani asgjë nuk ka ndodhur”. Werner po bën sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje në Bundesliga. Ai gjithashtu ka realizuar katër herë në takimet e Champions League dhe dy herë në Kupën e Gjermanisë. /abcnews.al