Times duke cituar burime nga inteligjenca ukrainase: Kina, bashkëpunëtore në luftën e Putinit

schedule22:52 - 1 Prill, 2022

schedule 22:52 - 1 Prill, 2022

Kina dyshohet të ketë kryer një sulm masiv kibernetik në objektet ushtarake dhe bërthamore të Ukrainës përpara pushtimit rus.

Lajmin e bën të ditur Times duke cituar burime nga inteligjenca. Sipas shërbimit ukrainas të sigurisë, SBU, shkruan gazeta britanike, më shumë se 600 faqe interneti që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev dhe institucioneve të tjera i janë nënshtruar mijëra përpjekjeve hakerimi të koordinuara nga qeveria kineze.

Agjencia e spiunazhit zbuloi se, në një shfaqje të dukshme të bashkëpunimit me pushtuesin, sulmet kineze filluan para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe arritën kulmin më 23 shkurt, një ditë para se trupat dhe tanket ruse të kalonin.

Kujtojmë se Kina është kritikuar nga Evropa dhe SHBA për qëndrimin e mbajtur deri më tani për luftën në Ukrainë.

Ditën e sotme, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Kina “nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia. Deklarata e Michel erdhi pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

“BE dhe Kina ranë dakord se kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore. Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës,” u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Gjithashtu Michel shtoi se BE do të jetë vigjilente ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!