“Time No Longer”, instalacioni i artistit të njohur shqiptar që magjepsi amerikanët

schedule12:05 - 19 Mars, 2021

schedule 12:05 - 19 Mars, 2021

Artisti i njohur shqiptar me famë botërore Anri Sala ka hapur një ekspozitë instalacion në Houston të titulluar “Time No Longer” që i bën homazh astronautit dhe saksofonistit afro-amerikan Ronald McNair.

Vepra e Anri Salës eksploron momentin midis të prekshmes dhe asaj jomateriale. Ekziston diku midis një kohe dhe një hapësire. Puna e artistit është e bazuar në kohë dhe provokuese, shkon në vende shpesh të vështira, duke u dhënë zë mendimeve, ndjenjave dhe ngjarjeve për të cilat gjuha nuk është e mjaftueshme.

Mediat e cilësojnë artistin shqiptar multimedial që ofron një përvojë gjithëpërfshirëse. “Instalacioni i nëntokës së Anri Salës është jashtë kësaj bote” shkruhet në artikujt e disa medieve që i bëjnë jehojnë veprës së shqiptarit. “Çdo person që udhëton kaq larg nga Toka është një pionier nga natyra, por McNair ishte gjithashtu një njeri që synonte të ishte personi i parë që regjistroi seriozisht muzikë në hapësirë” thotë Sala, referuar Ronald McNair.

Time No Longer” është si një tren i mendimit, ose i muzikës që ndërpritet vazhdimisht dhe ne dëshirojmë t’i japim kuptim kësaj ndërprerjeje” shpjegon Sala. Ekrani e lë shikuesin të mendojë për hapësirën në errësirë.

Unë kam tendencë të përpiqem t’i qasem hapësirës si një instrument, në vend se një sfond i një rrëfimi që po luhet solo brenda tij” Sala më tej duke shtuar se “Kur hapësira bëhet e prekshme ajo shkakton kuriozitete rreth kontekstit dhe historisë, krejt ndryshe dhe përtej atyre që përcjell tregimi”.

Në bashkëpunim me muzikantin hungarezo-amerikan Andre Vida dhe dizajnerin francez të tingullit, Olivier Goinard, Sala i shkriu të gjithë këta elementë për të krijuar veprën më ambicioze deri më sot.

Instalacioni “Time no Longer” që do të shfaqet në ekranet gjigante në Hjuston sjell shpresë përmes dhembshurisë së dy instrumenteve që luajnë muzikë dhe siç thotë Sala muzika na bën të rrjedhim në të tashmen dhe nëse koha mbaron dhe aty ku ka dy njerëz ka gjithnjë dhembshuri dhe sigurisht jetë. Ekspozita që është hapur në 12 mars dhe do të qëndrojë deri në 12 dhjetor të vitit 2021 do t’ju çojë në një përvojë të botës tjetër të filmit dhe zërit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!