TikTok rrëzon nga “froni” Google

schedule18:45 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 18:45 - 27 Dhjetor, 2021

TikTok ka tejkaluar gjigantin teknologjik, Google si uebsajti më popullor i vitit 2021. Google.com që përfshin të gjitha shërbimet e tij nga Maps, Translate, Photos, Flights, Books dhe News zbriti në vendin e dytë, sipas Cloudflare.

Cloudfare tha se gjurmon të dhënat duke përdorur mjetin e tij Cloudflare Radar, i cili monitoron trafikun në internet. Besohet se një nga arsyet e rritjes së popullaritetit të TikTok është për shkak të izolimit gjatë pandemisë.

Rritja është mjaft e madhe duke pasur parasysh se Tiktok u rendit i shtati vitin e kaluar pas Facebook, Microsoft, Apple, Netflix, Amazon dhe Google, i cili u rendit i pari. Rrjeti social, i cili është në pronësi të Bytedance, ka më shumë se një miliard përdorues aktivë në të gjithë botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!