Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

TikTok akuzon Facebook për plagjiaturë

schedule11:59 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 3 Gusht, 2020

ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTokun, akuzoi Facebook për “plagjiaturë”. Të dielën vonë, firma me qendër në Pekin tha se “është e angazhuar për t’u bërë një kompani globale”, por është përballur “më të gjitha llojet e vështirësive komplekse dhe të paimagjinueshme”. shkruan CNBC.

Këto përfshijnë një “mjedis të tensionuar politik ndërkombëtar, përplasje, konflikt me kultura të ndryshme dhe plagjiaturë dhe njollosje të konkurrencës nga Facebook”. ByteDance nuk e shtjelloi më tej deklaratën.

ByteDance bëri publike deklaratën përpara se Microsoft të konfirmonte se është në bisedime për të blerë TikTok. Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Satya Nadella, bisedoi me presidentin Donald Trump në lidhje me një blerje të mundshme të TikTok në SH.B.A. Gjigandi i teknologjisë po tenton një blerje të TikTok në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu.

TikTok është përballur me akuza të shumta nga Uashingtoni për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë për t’u përdorur nga qeveria kineze, por platforma e ka mohuar vazhdimisht këtë. Së fundmi, presidenti Trump paralajmëroi se do të ndalojë TikTokun në SH.B.A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!