Tik-tokeri më i ndjekur në botë merr nënshtetësi italiane

schedule16:51 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:51 - 18 Gusht, 2022

Njeriu më i ndjekur në botë në Tik-Tok ka marrë nënshtetësinë italiane.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me origjinë nga Senegali, Khaby Lame. Ai ka marrë nënshtetësinë italiane në komunën e Chivastos, aty ku mbërriti 21 vite më parë sëbashku me familjen e tij.

Me mbi 148 milionë follower ai është sot influenceri më i ndjekur në Tik Tok falë videove komike që ka publikuar gjatë dy viteve të fundit.

Gjithçka nisi gjatë pandemisë Covid 19 e humbjes së vendit të punës si punëtorë krahu. Idea e tij gjeniale qe krijimi i videove pa zë, kritike, ironike që përmes gjesteve komentonin videot pa sens praktik e kotësira që reklamohen në rrjetet sociale.

“Pse duhet kjo kur është kaq e thjeshtë, kur është kaq e thjeshtë të bëhet ashtu siç komandon natyra. Ndjehesha italian dhe më parë”, është komenti i tij pas betimit si qytetar italian, “por është një përgjegjësi e re. Bota ka ndryshuar shumë e unë nga shtëpitë popullore të Chivassos ku luanim nëpër oborre , kemi një realitet të ri me të cilin po mësohemi ditë pas dite.”

Duke kënduar e kërcyer, del video e kryeministres finlandeze nga festa e ‘shthurur’. Shpërthejnë kritikat ndaj saj

Khaby Lame nga një puntor i papunë, është shndërruar në milioner falë talentit të tij krijues, e ka kontrata me kompani të rëndësishme botërore.

Marrja e nënshtetësisë italiane e influencerit të famshëm, pas 21 vite jetesë në Itali, është historia e fëmijëve të çdo familje emigrante që sipas ligjit italian kanë të drejtë të marrin nënshtetësinë pas

Pak javë para zgjedhjeve të 25 shtatorit, reforma e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve mbetet një nga prioritetet e së majtës italiane, e cila e propozoi dhe e hartoi gjatë qeverisjes së saj deri më 2018, por që nuk mundi t’i siguroj konsensusin e kërkuar për t’u dërguar në votë parlamentare.

Emigrantët e reforma e nënshtetësisë e njohur si Jus soli, mbetet flamuri i betejës elektorale të Partisë Demokratike Italiane në një relaitet italian ku çdo ditë e më i lartë bëhet numri i emigrantëve që marrin mefshtësinë italiane e kanë të drejtë vote.

Ndërkohë që përballë këtij flamuri, e djathta italiane me një lider sondazhesh si Fratelli D’Italia ka vënë si prioritet të kësaj fushate, hallet e problemet e italianëve.

E pa flamuj politikë, emigrantët me nënshtetësi e pa nënshtetasi italiane mbeten qytetarë italianë që kontribuojnë në PPB e këtij shteti, e reforma e nënshtetësisë është një numër më shumë në votat që partitë politike kërkojnë të çojnë në “shtëpinë e tyre”, por mbi të gjitha është një e drejtë njerëzore që të gjitha qeveritë italiane, të majta e të djathta e kanë mohuar deri sot, nisur nga PD.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!