“Tigri shqiptar”, Lokomotiva Zagreb i gëzohet momentit të artë të Uzunit

schedule18:12 - 10 Mars, 2020

schedule 18:12 - 10 Mars, 2020

Myrto Uzuni ndodhet në formë të shkëlqyer dhe viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë për lojtarin e kombëtares kuqezi. 24-vjeçari i Lokomotiva Zagreb shënoi dy gola në fitoren 1-3 të së hënës në fushën e Gorica dhe është ngjitur në kuotën e 9 golave në kampionat.

Lojtari nga Uznova ka thyer rekordin e vitit të kaluar, sezon të cilin e mbylli me 7 gola të shënuar në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë. Sivjet është ngjitur në shifrën totale të 11 golave (9 në kampionat dhe 2 në Kupë).

LEXO EDHE: VIDEO | Myrto Uzuni fantastik, dopieta e tij i jep fitoren Lok. Zagrebit

6 gola dhe 2 asiste numëron Uzuni në shtatë ndeshjet e fundit me Lokomotivën e shqiptarëve, që siguroi fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe renditet në vend të tretë, me vetëm një pikë më pak se Rijeka e vendit të dytë.

Klubi kryeqytetas i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale lojtarit shqiptar, aty ku e cilëson si tigrin shqiptar lojtarin ofensiv. Sezoni ka ende ndeshje dhe Uzuni do vazhdojë të përmirësoje shifrat e tij, me shpresën që sezoni i ardhshëm ta gjejë në një skuadër më të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!