Reni është lojtari i radhës që zgjodhi programin “Kutia 21” për të provuar fatin.
Ai kishte zgjedhur të vinte në emision me fanellën e skuadrës së kampionatit italian të futbollit Milan si një ogur fati për shkak të suksesit të këtij viti.
Reni pranoi ofertën 70 euro, por u largua nga programi me 90 euro dhe 50 cent.
Kjo për shkak se bankieri, duke qenë tifoz i Milanit i ofroi Renit shumën e dy kutive të fundit bashkë me ofertën në fund të programit. /Abcnews.al