RROGOZHINË- Një tifoz është rrëzuar nga tribuna gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani.
Përballja mes dy ekipeve po luhej në Rrogozhinë dhe ky incident ka bërë, që ndeshja të ndërpritet.
Tifozi është transportuar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Tifozi është rrëzuar në mënyrë aksidentale nga tribuna. Ndërhyrja e parë erdhi menjëherë nga futbollistët që e vunë re, dhe më pas ndërhyrja u bë edhe nga ambulanca. Lajmi i mirë vjen në minutat e fundit, dhe gjendja shëndetësore e tifozit është e mirë. Tifozi i Egnatias është në gjendje të mirë dhe ndodhet në Spitalin e Rrogozhinës”, raportoi gazetari Nertan Prifti./abcnews.al