Tifozët vërshuan në fushë, Disiplina dënon Kukësin vetëm me gjobë

schedule20:11 - 27 Prill, 2022

schedule 20:11 - 27 Prill, 2022

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës  së FSHF-së ka reaguar dhe ka dhënë dënimet përkatëse për individë dhe ekipe të ndryshme nga kampionatet shqiptare të futbollit.

Disiplina ka prekur Kukësin, ku ndeshjen e fundit tifozët ka kryer sjellje të gabuar dhe kanë hedhur sende të ndryshme brenda terrenit sportiv.

  1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku.
  4. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi.
  5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008.
  6. FC Internacional Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Klosi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  7. Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i SHS Albpetrol, Renaldo Baba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i SHS Albpetrol, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i A.F. Luftëtari, Aboubacar Soumah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KS Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Tirana B U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  12. KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  13. KF Klosi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  14. KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  15. Zyrtari i Albanët U-15, Alban Miftari, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i Donbosko AK- U-15, Oltijon Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!