Pas 6 vitesh me logon aktuale, “bardhekuqtë” e Atletio Madrid kanë vendosur të risjellin logon e tyre të vjetër, me vendimim i klubit që u zyrtarizua pas një votimi ku morën pjesë rreth 78 mijë anëtarë.
Me anë të një njoftimi zytar për shtyp nga klubi “los colchoneros”, këta të fundit u shprehën se filozofia e klubit është të përqafojë dhe kujtojë historinë e tij, si dhe të respektojë vendimin e tifozëve.
“Filozofia e klubit është të përqafojë dhe kujtojë historinë e tij, e cila fillon me një fazë të re duke u kthyer në stemën e vjetër”,- thuhet në njoftimin për shtyp të klubit, ditën e sotme.
Në këtë mënyrë, Atletiko ka sezonin e fundit me këtë logo. Logoja aktuale, u miratua në vitin 2017 dhe pas 7 vitesh, ajo do të ndryshohet sërish duke u rikthyer te logoja e vjetër që në fakt nuk ka shumë ndryshime në thelb, por vetëm në detaje, më 1 korrik të vitit 2024. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
Una vez finalizada la votación vinculante en la que han participado 77.690 socios, el club cambiará su escudo a partir del 1 de julio de 2024: https://t.co/T9x9Sny8HQ pic.twitter.com/NSn7SysFPx
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 30, 2023