Ndeshjen e djeshme mes Italisë dhe Belgjikës, gardiani i portës italiane ka nisur sfidën me shiritin e kapitenit.
Por ndryshe nga ajo mbrëmje në San Siro ndaj sfidës me Francën ku portieri nuk u mikëprit në stadium, dje tifozët në stadiumin e Torinos e kanë duartrokitur portierin.
Donnarumma u është përgjigjur tifozëve me një buzëqëshje dhe duartrokitje gjithashtu.
Mediat italiane kanë filluar të shkruajnë për një kalim të mundshëm të portierit te klubi i Juventus.
Është ende herët për ta menduar këtë gjë, por minutat e luajtura me PSG nuk janë në favorin e tij, ku ende nuk ka fituar vendin e titullarit./abcnews.al

