Tifozët në “provë” ndaj Çekisë, UEFA pret gabimin më të vogël për të “bllokuar” tribunat mas porte

schedule20:16 - 10 Tetor, 2023

schedule 20:16 - 10 Tetor, 2023

Përveç rëndësisë që do të ketë përballja Shqipëri-Çeki, për kualifikimin e “legjionarëve” tanë, në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA pritet të mbajë nën “vëzhgim” dhe sjelljen e tifozëve në “Air Albania”, pas incidenteve të krijuara në përballjen e shtatorit ndaj Polonisë, ku u hodhën dhe flakadanë në fushën e blertë.

Për këtë incident, UEFA e gjobiti FSHF-në, me plot 44 mijë euro dhe në vendim thuhej gjithashtu se është urdhëruar mbyllja e pjesshme e stadiumit, pra e gjithë tribunës veriore dhe jugore me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje flakadani në stadium.

Mirëpo, për fatin tonë të mirë, vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi. Kështu, nëse me çekët hidhen sende dhe fishekzjarrë në fushë, me Ishujt Faroe tribunat pas porte do të jenë të mbyllura. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!