Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti po zhvillon mesditën e kësaj të marte, një konferencë për shtyp, nga ku tregoi më shumë për emocionet e përshkruara, në eksperiencën e tij të dytë në një Kampionat Evropian, si dhe për “llogaritë”, që “Kuqezinjtë” do të bëjnë për të kaluar grupin.
“Presioni është normal në futbollit, por mendoj se me Kombëtaren ndihesh më krenar dhe kur sheh tifozët në ndeshjes apo në stërvitje dhe mënyrë se si na pritën unë mendoj se kjo të jep motivim të madh dhe jam i sigurtë që do të na mbështesin edhe në sfidat që kemi për të zhvilluar në Evropian”,- tha mbrojtësi për tifozët e Kombëtares. /i.m /abcnews.al