Tifozët mësyjnë në stërvitjen e Juventusit, një sulmues shqetëson Sarrin

schedule17:57 / 19/02/2020

Juventusi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Spal. Bardhezinjtë do të përballen në transfertë të shtunën (18:00), ndërsa të mërkurën e ardhshme është radha e Lyon në Champions League.

Ndeshja e parë zhvillohet në Francë dhe djemtë e Sarrit do të tentojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë. Gjatë stërvitjes së sotme, aty ku morën pjesë një numër i madh tifozësh (rreth 500 të pranishëm), ka rënë në sy mungesa e Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas ka ndjerë dhimbje në shpinë dhe ka qëndruar pushim. Situata e tij do të monitorohet nga dita në ditë, teksa Miralem Pjanic vazhdon me planin e tij me fizioterapi. Boshnjaku shpreson të jetë gati për përballjen me Lyon dhe optimizmi në kampin juventin është i madh. /abcnews.al

 

Higuain dhe Pjanic

schedule17:57 / 19/02/2020