Tifozët kërkesë Tuchel: Duhet t’i besosh më shumë Armando Brojës

schedule09:30 - 31 Gusht, 2022

schedule 09:30 - 31 Gusht, 2022

Chelsea ka humbur përballë Southampton 2-1 dhe kjo është humbja e dytë në 5 ndeshjet të Premier League.

Padiskutim një humbje që nuk është pritur mirë nga tifozët pasi kanë pritshmëri në këtë sezon.

Por tifozët pas kësaj humbje kanë një kërkesë për Thomas Tuchel, teksa në rrjetet sociale ata i kanë kërkuar që tashmë është koha për t’i besuar më shumë Armando Brojës.

Në përballjen me Southampton për sulmuesin shqiptar tekniku rezervoi disa minuta për to, por 20-vjeçari nuk mundi të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!