Tifozët i shkatërruan lokalin, arbitri gati “faturën”: U tmerruan gruaja dhe fëmijët! Kemi halle të tjera

schedule12:18 - 22 Janar, 2021

schedule 12:18 - 22 Janar, 2021

Astrit Mahmuti, arbitri anësor i Kolegjiumit të Elbasanit, lokali i të cilit u kthye në fushë të përballjes së tifozëve të derbit kryeqytetas ka deklaruar për mediat se kanë qenë më shumë se 70 persona që janë përleshur me njëri-tjetrin para ndeshjes Ai shtoi se nga kjo ndodhi në lokalin e tij janë shkaktuar të paktën 300 mijë lekë të reja dëme materiale ndërsa me siguri të prerë nënvizoi se nuk kishin asgjë personale ndaj tij por e gjitha qe rastësi.

Mahmuti u shpreh se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë me të shoqen dhe fëmijët në lokal të cilët kanë mbetur të tmerruar. Një mesazh ai e pati për parandalimin e skenave të dhunës duke i quajtur imitim të ngjarjeve jashtë vendit.

“Për dëmin erdhi policia. Organet kompetente. Kanë marrë procesverbal. Kishin ndaluar dy tifozë. Shumë pak se ata ishin 70-80 veta. Për dëmet që janë bërë në biznes nuk e di ku do e gjej zgjidhjen. Ne nuk duhet me ja marrë jetën njëri tjetrit. Ato djem që ishin dje këtu janë bijë nënash. Sporti bashkon.

Unë isha me nusen dhe fëmijët. Ka qenë një tronditje shumë e madhe,. Përllogaritet dëmi rreth 300 mijë lekë të reja. Këta duan të imitojnë huliganët e huaj. Ne jemi shumë larg dhe kemi të tjera halle. Kërkoj t’i jepet fund këtyre sjelljeve. Dënimi të jetë maskimal. Edhe im vëlla ta ketë bërë. Vetëm vdekja ka ngelur mangët.

Ata janë rrahur barbarisht. Ata ishin tifozë të Tiranës. Nuk pashë asnjë sjellje të dhunshme. Vetëm se vijnë dhe i rrahin. Njëri që i udhëhiqte ishte një djalë i shëndoshë që e kishin arrestuar mbrëmë. E kam parë në video, Ishte pikërisht ai djali. Nuk ka gjë me qëllim ndaj meje ishte rastësi. Për këtë jam super i bindur”, tha Mahmuti.

Pas përleshjeve të dhunshme të djeshme ku u përdorën sende të forta, gurë dhe flakadanë policia njoftoi për arrestimin e dy personave dhe vënien nën hetim të 14 të tjerëve, përplasjet e të cilëve lanë të plagosur të paktën tre tifozë pa probleme për jetën./mv.abcnews.al