Tifozët i kundërvihen, Guti i sfidon: Nxirrni një foto dhe jap dorëheqjen direkt

schedule13:31 - 16 Shkurt, 2020

schedule 13:31 - 16 Shkurt, 2020

Ish-lojtari i Real Madrid, Guti, nuk po kalon një periudhë të mirë nën drejtimin e Almerias. Kriza e rezultateve të klubit që militon në kategorinë e dytë në Spanjë është një nga arsyet. Por, problemi aktual i trajnerit spanjoll janë akuzat për pjesëmarrje në një festë së bashku me lojtarët e tij.

Sipas mediave spanjolle, ish-mesfushori ka shkuar në një festë në mes të javës dhe kjo gjë që i ka acaruar tifozët e Almerias. Sikur të mos mjaftonin rezultatet, tashmë tifozët nuk durojnë më.

Shumë prej tyre madje kanë kërkuar dhe largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Në një prononcim për mediat, ka qenë vetë Guti ai që ka sqaruar situatën e vështirë.

“Ka qenë një ditë e vështirë për mua dhe familjen time. Përpos lajmeve unë jam shumë i qetë. Zgjohem në mëngjes me djalin tim, shkoj në punë kthehem në shtëpi tek  familja imë, nuk kam kohë për asgjë tjetër. Nëse dikush ka një foto timen në klub, atëherë unë do të jap dorëheqjen”, mbyll Guti. /abcnews.al