Ganluigi Buffon vazhdon të luajë akoma edhe pse është 43-vjeç, por për ish-gardianin e Juventusit mosha është thjeshtë një numër dhe se ai nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.
Aktualisht portieri italian aktivizohet në Seria b me skuadrën e Parmës, teksa kërkon që ta ngjisë ekipin në Seria A sezonin e ardhshëm. Buffon kërkon të kuntribojë tek Parma sepse ishte skuadra e cila e ndihmoi ish-gardianin e portës së italisë të luante në nivele të larta në futbollin europian.
Për shumë personalitete forma e Buffon është në rënie, por ish-portieri bardh e zi së fundmi ka treguar se në pushimin e ndeshjes ndaj Leçe-s kur po humbisnin me rezultatin 4-0, dëgjoi dy tifozë të cilët i kërkonin të tërhiqej.
“Kam luajtur gjithnjë për tifozët, por ka raste kur të shqetësojnë. Pasi po humbnim me rezultatin 4-0 kundër Leçe-s në pushim dëgjova dy tifozë llafazanë të cilët kërkonin të dinin pse Buffon nuk është tërhequr. Po pse duhet të tërhiqem? Sepse një ndeshje nuk po shkon mirë dhe të gjitha ndeshjet që pasojnë nuk kanë vlerë?! Unë nuk e mendoj në këtë mënyrë”, shprehet Buffon. /f.a/abcnews.al