Ka shumë tifozë të Real Madridit në Twitter që duan që klubi të rikthejë Ashraf Hakimin pasi ai ndihmoi Marokun të eliminonte Spanjën nga Kupa e Botës.
Ja çfarë shkruajnë ata:
XavsFutbol : Kthejeni këtë njeri te Real Madrid sa më shpejt që të jetë e mundur.
99savagge : Ashraf Hakimi ju lutemi të kaloni te Real Madrid.
Gill_i_Gan : “Hakimi duhet të largohet nga ky klub i korruptuar i naftës dhe të kthehet te Real Madrid.
waseemb8 : “Hakimi kthehu te Real Madrid të lutem”.
Hakimi u diplomua në akademinë e Real Madridit fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2018.
Megjithatë, ai u largua nga Madridi në vitin 2020 për 43 milionë euro. Lëvizja e tij te Interi e bëri atë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.
Mbrojtësi aktualisht po luan për PSG-në dhe kthimi i tij në Madrid nuk ka gjasa. /G.D abcnews.al/