“Tifozët e Maradonës na kanë lodhur, Messi e ka rrëzuar Diegon nga froni”

schedule08:54 - 30 Mars, 2020

schedule 08:54 - 30 Mars, 2020

Antonio Cassano është një fans i thekur i Lionel Messit. Ish-talenti i futbollit italian e shpreh gjithmonë adhurimin që ka për yllin argjentinas, madje i ka ngjitur emrin Lionel një prej djemve të tij në nder të kapitenit të Barcelonës.

Barezi është bërë pjesë e debatit se kush është më i mirë midis Messit dhe Diego Maradonës në një koment për Corriere dello Sport. Deklarata e tij është e veçantë si gjithmonë dhe do të shkaktojë polemika me siguri.

Maradona ka bërë për 4-5 vite diçka që nuk ishte parë kurrë më parë, ndërsa Messi bën të njëjtat gjëra prej 15 vitesh. Ka realizuar 710 gola dhe ka dhuruar 300 asiste. Kur ai zbret në fushë, ndeshja nis 1-0 për skuadrën e tij. Tifozët e Maradonës duhet ta pranojë më në fund që ekziston dikush që e ka rrëzuar Diegon nga froni”, deklaron Cassano. /abcnews.al