Manchester United nuk po kalon aspak një moment të mirë. Këtë gjë e vërtetoi dhe mbrëmjen e djeshme, ku u mposht 0-2 në “Old Trafford” nga Burnely. Probleme të shumta kanë shoqëruar “Djajtë e Kuq” këtë sezon, duke e bërë me dhimbje koke trajneri Solskajer. Dëmtime të shumta apo dhe mungesa e golave në fund, kanë sjellë rezultatet e dobëta në fushën e lojës.
Tekniku norvegjez i ka kërkuar drejtuesve një sulmues për të zëvendësuar të dëmtuarin, Marcos Rashford. Lajmi i madh për tifozët e United është se mund të këtë një rikthim të ish-sulmuesit, Carlos Tevez. Kanë kaluar plot 11 vite, kur argjentinasi luante ndeshjen e fundit për Manchesterin dhe sot ai është 35 vjeç. Tevez aktualisht luan tek Boca Juniors, por kontrata e tij përfundon në qershor.
Flitet se ai mund të huazohet deri në fund të sezonit, për të ndihmuar ish-ekipin e tij në këtë moment të vështirë që po kalon. “Apashi” ka kaluar vitet e tij më të mira nën drejtimin e Alex Ferguson, ku mes viteve 2007-2009 ai shënoi 34 gola. Sulmuesi ka arritur të fitojë 2 herë titullin kampion në Premier League si dhe 1 herë Championsin. /abcnews.al


