Tifozët e Liverpoolit janë treguar “strateg” me një veprim të realizuar në orët e para të ditës së sotme. Ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të vepruar, por tifozët e klubit anglez nuk e kanë kursyer.
Ndërsa lojtarët e Real Madrid u përpoqën të bënin një sy gjumë përpara sfidës në Champions League, tifozët e klubit anglez shkuan te hoteli i ekipit spanjoll. Lojtarët e Carlo Ancelottit po qëndronin në Hotelin Inside, vetëm katër kilometra larg “Anfield”, dhe në orët e para të ditës së sotme, ata u befasuan për keq e jo për mirë.
Siç mund të shihet në videon e “Cadena Cope” më poshtë, ishte një shfaqje mjaft e shëmtuar me fishekzjarre. Kjo ka qenë një mënyrë për të zgjuar nga gjumi lojtarët e Realit për arsyen që të ndjehen të lodhur në mëngjes me disa orë më pak gjumë./ h.ll/abcnews.al
? ÚLTIMA HORA | Así está a esta hora el hotel del @RealMadrid en Liverpool
? Numerosos fuegos artificiales a las 2:00h de la madrugada
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/41yhWTimiY
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) February 21, 2023