Tifozë në Champions&Europa League? Ceferin me përgjigje konkrete!

schedule17:19 - 21 Korrik, 2020

schedule 17:19 - 21 Korrik, 2020

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, vazhdon të jetë aktiv në daljet mediatike, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta rreth situatës në futbollin europian, normalisht duke pasur parasysh ndikimin e Koronavirus. Sot, Ceferin u përgjigj nëse do të ketë tifozë në stadiume në Champions dhe Europa League, dy kompeticionet më të mëdha europiane për klube.

“Duhet të mbetemi gjithmonë optimistë dhe të kemi një plan gati për situata emergjente si kjo. Për momentin, kemi planifikuar të luajmë të gjithë pjesën tjetër pa tifozë. Që nga momenti i parë besova se kompeticionet europiane do të luheshin normalisht deri në fund.

Do të luhet pa tifozë deri në një njoftim të dytë. Nuk duam të ndërmarrim rreziqe. Unë jam një person optimist dhe shpresa ime më thotë se tifozët do jenë gati të kthehen në stadium shumë shpejt”, u shpreh Ceferin./abcnews.al