TIA njofton 4 fluturime për nesër: Këto janë destiancionet

schedule21:23 - 15 Qershor, 2020

schedule 21:23 - 15 Qershor, 2020

Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë qytetarët se për ditën e nesërme janë konfirmuar 4 fluturime vajtje-ardhje.

Wizz Air, Air Albania dhe Belavia Airline kanë konfirmuar udhëtimet. Fluturimet do të kryhen në këto destinacione: Vjenë, Romë, Milano dhe Bjellorusi.

Ndërkaq, bëhet me dije se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Njoftimi i plotë:

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:

✈️ Wizz Air – Fluturimi për në Vjenë niset në 08.00 dhe mbërrin në 09.30

✈️Air Albania – Fluturimi për në Romë niset  në 08.15 dhe mbërrin në 09.45

✈️Air Albania – Fluturimi për në Milano niset në ora 15.00 dhe mbërrin në 16.40

✈️ Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi niset në 18.45 dhe mbërrin në 9.45.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Tirana International Airport