Sot, Fidel Ylli dhe një grup pune, përfshirë Ministren e Financës, pritën Ligën në një takim zyrtar në orën 12:00, për të diskutuar për një zgjidhje sa i takon rifillimit të futbollit. Por, Liga bojkotoi dhe për këtë mos-paraqitje, Duke u shpreh në Pressing:
TAKIMI ME FIDEL YLLIN – “Këto janë truke mediatike. Fideli ka të njëjtat mendime, i ka thënë publikisht. Ai është dakord për këto dhe gjëra të tjera. Ai ka rezerva të shumta, por nuk e ka mundësinë të zgjidhë diçka. Liga ka vendosur të shkojë në takim Sekretari i Përgjithshëm, Dritan Kadia. Unë kam qenë në zyrën e ministres së Financës dhe nuk kam zgjidhur asgjë.
Ne duhet të takohemi me ato që marrin vendime, jo të takohemi për konsume mediatike. Kryeministri ia vë vulën. Po ia vuri ai, që nesër jemi në lajme dhe themi që futbolli rikthehet. Ai do të dojë e zgjidhë kjo gjë.
E përmenda ligjin e sponsorizimit dhe u kemi sjellë edhe specialistë nga Hungaria. Nuk mund të shkojmë 100 për qind te ligji hungarez. Kemi propozuar 30 për qind, ministria 25 për qind taksa kooperative. Hungaria e ka 80 për qind, Maqedonia 40, Kosova 30, Gjermania 50. Normalisht duhen saktësime për projektet, që të mos kalojmë në anarki.
Deklarata e Fidelit? Nuk kam vërejtje me ato që thotë Fideli. M’u duk sikur tha të njëjtët gjëra. E kemi pasur njeriun tonë atje, ka qenë vetë Fideli, është i qartë për kërkesat. Diksutimi vazhdon dhe uroj që të zgjidhet. Ndoshta nuk është nevojë të shkojnë te takimi dhe te kryeministri. Ata do ia propozojnë, gjithashtu edhe ne. Nuk është lëvizja ime dhe e federatës. Për ligjin e sportit jam konsultuar me z. Ylli. Nuk është se ai nuk na ka dëgjuar”, u shpreh Duka./abcnews.al