“Ti mund të ndihmosh në frenimin e përhapjes së koronavirusit”, ministria e Shëndetsisë shpërndan videomesazhin

schedule21:04 - 9 Mars, 2020

schedule 21:04 - 9 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndalimin e përjapjes së koronavirusit, Covid-19.

Në këtë postim ministria ka vendosur udhëzimet bazike dhe praktike mbi identifikimin dhe trajtimin e rasteve të infektuara, si dhe orientimin e qytetarëve për rastet emergjente.

Ndër këshillat që jepen janë:

Lani shpesh duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda dhe përdorni dezifektantë;

Gjithmonë mbani shami letre me vete për t’i përdorur për kollën dhe tështimat;

Hidhni menjëherë në kosh shaminë e letrës pas përdorimit;

Përdorni këndin e brrylit kur tështini;

Nëse keni udhëtuar në një vend të prekur nga koronavirusi dhe keni temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, telefononi urgjencën kombëtare 127.

Ndërkohë këtë të hënë janë konfirmuar edhe dy rastet e para të infektuar me koronavirus në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!