“Ti je i PD-së”! Rama batuta në Shijak: Thuaj të vërtetën se po qesh gruaja

schedule13:44 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 13:44 - 19 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive disa prej banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Gjatë bisedave bëri disa batuta. “E besoje apo jo, thuaj të vërtetën se po qesh gruaja” pyeti kreu i qeverisë të zotin e shtëpisë.

Një vërejtje kishte për punëtorët duke u kërkuar që të bëjnë edhe disa rregullime. “Kjo të lyhet mirë, këto cepat”. Më pas, Edi Rama u zhvendos në një tjetër familje ku e priti një e moshuar.

Në fund, shkoi te një familje, ku nuk munduan “thumbat” për Partinë Demokratike. “Ti je i PD-së. Këta demokratë e Shijakut i duam shumë mezi i kemi”. Kryeministri tha se deri në natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në Bashkinë e Shijakut./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!