“T’i hiqet mandati,” Bardhi: Xhaçka e i shoqi paguajnë 5% TVSH për hotel me 5 yje, qytetarët 20% për domate

schedule12:45 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:45 - 1 Korrik, 2022

Është mbledhur pasditen e së premtes Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita e akuzon ministren se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Ndër të tjera gjatë diskutimeve, Taulant Balla pyeti palën që ka bërë kërkesën nëse ministrja Xhaçka ka fituar deri më sot qoftë edhe një qindarkë nga projekti në fjalë dhe nëse po, në çfarë mënyre. “Në bankë, me çek, në cash, kripto?”

Pyetjen deputeti demokrat Gazment Bardhi e cilësoi pa sens pasi, shtoi ai, fitimet nuk është e thënë të jenë gjithnjë në monedhë.

“Zonja ka përfituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarive përfituese me prona të shtetit. Olta gënjehu. Tha që nuk kam fituar nga reduktimi i TVSH. Vendimet e komitetit të investimeve strategjike referojnë të kundërtën.  Olta Xhacka për të bërë hotel me yje paguan 5% të TVSH. Janë lekë të munguara në buxhetin e shtetit. Subjekti ka lidhur kontratë me brand ndërkombëtar. Ministrja gënjeu në seancë publike…”

Kujtojmë se kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët. Për çështjen, ministrja Olta Xhaçka është shprehur se bashkëshorti i saj i shpallur investitor strategjik nga qeveria, nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike. /abcnews.al/